Europianët mbushin klubet pavarësisht përhapjes së variantit Delta

schedule14:50 - 5 Korrik, 2021

schedule 14:50 - 5 Korrik, 2021

Pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga qeveritë apo edhe Organizata Shëndetësore e Shëndetësisë duket se të rinjtë europianë nuk janë shumë të shqetësuar rreth përhapjes së variantit Delta.

Ndërsa varianti është përhapur tashmë në 85 vende të botës, OBSH u ka bërë thirrje vendeve të marrin masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, duke vendosur kufizime në zonat më të rrezikuara dhe duke përshpejtuar fushatën e vaksinimit.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha se jemi në një periudhë shumë të rrezikshme.

“Imazhi i vendeve që kanë një normë të ulët të vaksinimit është i frikshëm, spitalet janë të mbingarkuara dhe shumica nuk kanë mundësi të vaksinohen. Varianti Delta është i rrezikshëm dhe vazhdon të pësojë mutacion, gjë që kërkon vlerësim të vazhdueshëm dhe masa të reja të shëndetit publik,” tha ndër të tjerash ai.

Situata është bërë edhe më alarmante pasi të rinjtë nuk respektojnë masat e marra nga qeveritë. Në Barcelonë,  shumë të rinj kanë mbushur klubet të shtunën në mbrëmje, pavarësisht rritjeve të rasteve.

Rikujtojmë se shumica e rasteve të reja janë nga mosha 10 deri 29 vjeç. Sipas shifrave zyrtare, rajoni ka regjistruar më shumë se 5,000 raste të reja vetëm gjatë 3 ditëve të fundit.

Në Austri, klubet e natës janë hapur para dy javësh  dhe  shtetrrethimi në mesnatë u hoq në fillim të korrikut. Personat që do të shkojnë në klube, restorante apo bare do të duhet të tregojnë një test negativ, ose një provë që janë vaksinuar ose janë rikuperuar nga Covid-19. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!