Europarlamentari David Lega ka komentuar situatën politike në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Twitter Lega shkruan se reforma zgjedhore e marrëveshja e vendosur për 5 qershorin duhet të zbatohet siç është rënë dakord.
Sipas Legës ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE, për hapjen e negociatave të pranimit.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord.
Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.
Nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar”, shkruan Lega.
N.D./abcnews.al