Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Europa në Tiranë/ Zelensky: Të ndërtojmë një arkitekturë të re sigurie, SHBA mbështetje thelbësore

schedule13:47 - 16 Maj, 2025

schedule 13:47 - 16 Maj, 2025

“I bëj thirrje Putinit, sepse duhet t’i japim fund vrasjeve dhe t’i japim diplomacisë një shans të dytë”, kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Samitin e mbajtur në Tiranë.

Gjithashtu Zelenksy nënvizoi se është shumë e rëndësishme që Ukraina të bashkëpunojë me SHBA, duke shtuar se presidenti Trump dëshiron që t’i japë fund luftës.

“Bashkë me të gjithë udhëheqësit dhe vendet që janë këtu sot, kemi filluar të sigurojmë një arkitekturë të re sigurie. Presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës dhe duhet të bashkëpunojmë me SHBA, sepse mbështetja e SHBA është thelbësore. Pra unë do të ju mbaj të informuar për gjithçka ndodh sot në Stamboll. Faleminderit Edi për gjithçka që keni bërë”, tha mes të tjerash presidenti i Ukrainës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!