Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Europa në ‘gjunjë’ para kuqezinjtë / Dy medalje, një brez i ri që po shkruan historinë

schedule12:08 - 10 Shkurt, 2026

schedule 12:08 - 10 Shkurt, 2026

Kombëtarja shqiptare e karatesë rikthehet nga Kampionati Europian në Limassol të Qipros me dy medalje dhe me një mesazh të fortë: brezi i ri kuqezi po konkurron denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Në një kampionat ku garuan rreth 1195 sportistë nga 46 shtete, Shqipëria u përfaqësua me 14 sportistë, duke arritur të ngjitet në podium falë performancave të Nevis Hasanit dhe Lanika Rexhepit.
Talenti i ri i Tiranës, Nevis Hasani, arriti një rezultat historik duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë kadet -52 kg. Prej pesë vitesh ai stërvitet në “shtëpinë bardheblu”, ndërsa në Limassol zhvilloi një seri ndeshjesh dominuese.
Ai e nisi rrugëtimin duke mposhtur rivalin nga Portugalia 3-0, më pas kaloi bindshëm kundërshtarin nga Hungaria 7-0 dhe vijoi me një tjetër fitore 3-0 ndaj përfaqësuesit të WKF-së. Në gjysmëfinale u ndal vetëm 1-2 nga rivali italian, por gjeti forcën për medaljen e bronztë, duke dominuar sportistin spanjoll me rezultatin 6-0 dhe duke ngritur flamurin shqiptar në podium.
Sukses tjetër erdhi nga Lanika Rexhepi, karateistja nga Kosova, e cila fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë kadete +61 kg. Ajo zhvilloi një rrugëtim mbresëlënës, duke kaluar me radhë duelet me fitore të thella.
Rexhepi nisi me fitore 8-0 ndaj Malit të Zi, vijoi me të njëjtin rezultat ndaj Gjeorgjisë, më pas fitoi 6-1 ndaj Francës dhe 3-0 ndaj Italisë. Ajo u ndal vetëm në finale, ku humbi minimalisht 0-1 ndaj rivales nga Portugalia, në një ndeshje shumë të luftuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!