Europa League “zjarr”, si rreshtohen United e Sevilla në gjysmëfinale

schedule09:39 - 16 Gusht, 2020

schedule 09:39 - 16 Gusht, 2020

21:00, në Këln të Gjermanisë luhet gjysmëfinalja e para e Europa League. Manchester United dhe Sevilla përballen mes tyre dhe synojnë finalen. “Djajtë e Kuq” e kanë fituar në vitin 2017 për herë të parë dhe të fundit këtë trofe, kurse spanjollët janë rekordmenë.

Pesë herë e ka ngritur Sevilla trofeun e Europa League, madje tre prej tyre radhazi në periudhë 2014-2016. Sonte luftohet për finalen dhe trajneri Solskjaer i United ka menduar t’ia besoje portën Romeros, pas disa gafave të De Gea.

Ai pret shumë nga lojtarë si Pogba, Fernandez dhe talenti Greenwood, ndërkohë që nga krahu tjetër Sevilla do japë gjithçka, duke besuar te cilësitë e lojtarë si Ocampos e Suso, apo tek eksperienca e Banega. /abcnews.al

Manchester United-Sevilla, formacionet e mundshme
MANCHESTER UNITED (4-2-3-1):
Romero; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams; Matic, Pogba; Greenwood, Fernandes, Rashford; Martial
SEVILLA (4-3-3):
Bounou; Navas, Carlos, Kounde, Reguilon; Fernando, Jordan, Banega; Suso, En-Nesyri, Ocampos