Europa League: Sot Napoli e Spurs të dënuar të fitojnë, Milan kërkon perfeksionin

schedule08:36 - 5 Nëntor, 2020

schedule 08:36 - 5 Nëntor, 2020

Champions League e pason “vëllai i vogël”. Sot luhen ndeshjet e radhës së fazës së grupeve të Europa League. Në 18:55 Roma e Kumbullës pret në shtëpi belgët e CFR Cluj. Të dy ekipet janë në dy vendet e para me nga katër pikë dhe kjo ndeshje përcakton shumë mbi fatet e grupit A.

Napoli i Hysajt e Rrahmanit udhëton në Kroaci për tre pikët ndaj vendasve të Rijekës. Skuadrës së Gattusos i duhet me patjetër të fitojë për të mos vështirësuar situatën në grupin F. Në fushë zbret edhe Tottenhami i Mourinhos.

Londinezët sfidojnë në transfertë bullgarët e Ludogorets. Anglezët regjistrojnë një triumf pas dy ndeshjesh dhe renditen të dytët me pikë të barabarta me LASK  e vendit të tretë. Luan edhe Arsenali, që në orën 21:00 sfidon suedezët e Molde.

Në të njëjtin orar Milan pret Lille në “San Siro”. Skuadra e Piolit kryeson grupin e saj (dy ndeshje, dy fitore) më dy pikë më shumë se kundërshtarët e sotëm. Një humbje sot do i detyronte italianët të lëshonin kreun e grupit. Kuqezinjtë nuk humbasin prej 28 ndeshjesh, që nga qershori i vitit të shkuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!