Europa League, shqiptarët që pritet të lënë gjurmë sot me skuadrat e tyre

schedule10:53 - 25 Nëntor, 2021

schedule 10:53 - 25 Nëntor, 2021

Ditën e sotme do të zhvillohen 15 sfida në Europa League, në dy orare të ndryshme në 18:45 dhe 21:00.

Në fushën e lojës do të zbresin edhe skuadrat ku luajnë edhe lojtarë shqiptarë.

Fernecvarosi do të sfidojë ekipin e Betis në orën 18:45, teksa sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni pritet të luajë titullarë, i cili është kthyer në një lojtarë kryesorë tek skuadra hungareze.

Po në këtë orë do të luajë edhe Lacio kundër Lokomotiv Moscow, ku nuk dihet ende nëse Elseid Hysaj, Thomas Strakosha apo Vedat Muriqi do të luajë në këtë takim.

Edhe Celtik i Albian Ajetit do të luajë në orën 18:45 kundër gjermanëve të Bayer Leverkusen, ku lojtari shqiptarë pritet të veshë një fanellë titullari.

Ndërsa në orën 21:00 do të zbresin edhe dy skudra të tjera ku luajnë shqiptarët. Lyoni i Xherdan Shaqirit do të luajë kundër Brondyt dhe lojtari me origjinë shqiptare pritet të luajë nga nimuta e parë, duke qenë se është kthyer në një element kryesorë në formacionin e skuadrës franceze.

Po ashtu edhe Legia e Varshavës do të luajë kundër Leicester Cityt dhe lojtari 21-vjeçar i shpresave të Shqipërisë, Ernest Muçipritet të lërë “vulën” e tij në këtë takim teksa ka pasur në çdo ndeshje paraqitje pozitive që është vlerësuar shumë nga drejtuesit e Legias.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!