Europa League/ Roma e nis pa Dybala, Leverkusen e Liverpool kërkojnë fitore në sfidat e para

schedule17:56 - 21 Shtator, 2023

schedule 17:56 - 21 Shtator, 2023

Në orën 18:45, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Europa League do të nisë siparin e sezonit 2023-2024, ku në krahasim me vitet e tjera është rritur shumë niveli i skuadrave pjesëmarrës, duke e bërë kompeticionin akoma dhe më të bukur.

Në fushë do të zbresin të para pretendentët kyresore për fitimin e trofeut, “të kuqtë” e Liverpool, “aspirinat” e Bayer Lerevekusen dhe “verdhekuqtë” e Roma, të cilat do të ndeshen respektivisht me austriakët e LASK Linz, suedezët e Hacken dhe moldavët e Sheriff Tiraspol.

Në përballje të tjera, Panathinaikos do të presë në “shtëpi” spanjollët e Villarreal, Qarabag-u i Redon Xhixhës do të përballet me norvegjezët e Molde, franceët e Rennes do të përplasen me izraelitët e Maçabi Haifa, ndërsa çekët e Slavia Prague do të udhëtojnë drejt transfertës zviceranë të Servette. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Sheriff Tiraspol – Liverpool

Servette – Slavia Prague 

Royale Union SG – Toulouse

Rennes – Maccabi Haifa

Qarabag – Molde

Panathinaikos – Villarreal

LASK Linz – Liverpool 

Bayer Leverkusen – Hacken

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!