Europa League/ Roma dhe Liverpool luajnë “ping pong” me kundërshtarët, Leverkusen shpëton nga humbja e parë e sezonit

schedule20:41 - 7 Mars, 2024

schedule 20:41 - 7 Mars, 2024

Janë luajtur tre sfidat e para të Europa League të vlefshme për fazën e 1/8.

Roma ka mundur të fitojë në “Olimpico” ndaj Brighton me shifrat 4-0. Kryeqytetasit kanë shënuar nga dy gola për secilën pjesë ndaj skuadrës angleze. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Dybala, ndërsa të dytin e shënoi Lukaku ende pa mbaruar pjesa e parë.

Në të dytën, Mancini trefishoi shifrat dhe Cristante i vendosi kapakun sfidës.

Liverpool nga ana tjetër ka arritur të triumfojë 1-5 ndaj Sparta Prague. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-3, ku Mac Allister dhe dy gola të Nunez. Në të dytën, ishte emri i Luis Diaz i cili shënoi golin e katërt dhe të pestin Szoboszlai për skuadrën e Klopp.

Leverkusen ka shpëtuar në transfertën e Qarabag, pasi gjermanët kanë barazuar në fundin e lojës në 2-2, duke shpëtuar kështu nga humbja e parë e sezonit./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat:

Roma-Brighton

Qarabag-Leverkusen

Sparta Prague-Liverpool

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!