Europa League/ Liverpool, West Ham e Roma kërkojnë kualifikimin, Atalanta kërkon kreun përballë Sporting

schedule10:16 - 30 Nëntor, 2023

schedule 10:16 - 30 Nëntor, 2023

Që prej orës, 18:45, të kësaj të enjteje, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Europa League do të nisë xhiron e pestë, të fazës së grupeve, të këtij edicioni, ku për shumë ekipe do të jetë një javë vendimtare, për të mësuar më shumë rreth të kualifikuarve për në raundin e radhës, ku padyshim pozicionimi në grup ka shumë rëndësi.

Kështu, në grupin A, “Çekanët” e West Ham do të udhëtojnë drejt Serbisë, ku në “TSC Arena” i pret skuadra e TSC Backa Topola, në një sfidë ku David Moyes e djemtë e tij kërkojnë vetëm 3 pikët, për të mbyllur hesapet me fazën e grupeve, ndërsa në përballjen tjetër të këtij grupi, gjermanët e Freiburg do të përballen me Olympiacos, në një duel i cili pritet të jetë shumë i zjarrtë, duke parë dhe ndeshjet e xhiros së fundit, të fazës së grupeve.

Në grupin B, i quajtur ndryshe dhe “grupi i ferrit”, në Europa League, “gjigantët” grek të AEK do të përballen në “OPAP Arena”, me “pulëbardhat” e Brighton, me të dyja ekipat që luftojnë për kualifikimin, ndërsa në sfidën tjetër të këtij grupi, “të kaltërit” e Marseille do të kërkojnë të “vulosin” gjithçka, teksa në “Velodrome” presin “harkëtarët” e Ajax, në një klasike të vërtetë evropiane.

Në grupin C, qipriotët e Aris Limassol do të udhtojnë drejt “Ibrox Stadium”, të Gllasgout, për t’u përballur me “gjigantët” e Rangers, të cilët pritet të fitojnë mbrëmjen e sotme, për të kryer punë me hesapet e kualifikimit, ndërsa Sparta Prague e Qazim Laçit, “epat Arena”, të Pragës, spanjollët e Real Betis, në një sfidë ku fitorja është obligim për të “ëndërruar” kualifikimin.

Në grupin D, “bergamaskët” e Atalanta dhe “lideri” i tyre, Berat Gjimshiti do të presin në “Gewiss Stadium”, “luzitanët” e Sporting Lisbon, në një përballje që pritet të flasë më shumë për ekipin, që do të marrë përfundimisht në dorë “fatet” e këtij grupi, ndërsa në krahun tjetër, austrikaët e Strum Graz presin në “shtëpi”, polakët e Rakoë, për 3 pikët e vlefshme në garën për kualifikim.

Në grupin E, “Të Kuqtë” e Liverpool presin në mitikun, “Anfield Road”, austriakët e LASK Linz, me djemtë e Jurgen Klopp që do të kërkojnë 3 pikët e radhës, në këtë kompeticion për të hequr një “barrë” nga shpina, atë të kualifikimit si e para e grupit, ndërsa francezët e Toulouse presin në “shtëpinë” e tyre, nënkampionët belg të Royal Union Saint-Gilloise, në një përballje “jetë a vdekje” për kalimin në fazën e ardhshme.

Në grupin F, “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal do të përballen, “Estadio de la Ceramica”, “gjigantët” grek të Panathinaikos, me spanjollët, që janë një ndeshje mangët dhe mjafton të ruajë thjesht një barazim, për të patur disi të sigurtë kualifikimin e në krahun tjetër, skuadra e Rennes do të përballet në “Puskas Arena”, me izraelitët e Maçabi Haifa.

Në grupin G, “verdhekuqtë” e Roma do të udhtojë drejt transfertës zvicerane të Servette, ndërsa çekët e Slavia Prague drejt asaj moldave, të Sheriff Tiraspol, ndërsa në grupin H, “aspirinat” e Bayer Leverkusen do të luajnë thjesht për statistik ndaj Hacken, ndërsa Molde e Qarabag përballen në “Aker Stadion, të Moldes, për një vend në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!