Europa League/ Hoffenheim-FCSB, katërshja e arbitrave shqiptarë drejton ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për këtë edicion

schedule16:36 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 16:36 - 11 Dhjetor, 2024

Arbitrimi shqiptar ka marrë vlerësimin e radhës në arenën europiane. Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen Hoffenheim – FCSB. Takimi do të luhet të enjten në Gjermani, në stadiumin “Rhein-Neckar-Arena” dhe ndeshja do të startojë në orën 18:45.

Gjithashtu, asistentët dhe arbitri i katërt do të jenë shqiptarë. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo janë dy ndihmësit e Xhajës, ndërsa Albert Doda është arbitër i katërt.

Në VAR do të jetë anglezi Peter Bankes, ndërsa në AVAR, spanjolli Carlos del Cerro Grande.

Kjo është ndeshja e tretë për këtë sezon në UEFA Europa League që katërshja e arbitrave shqiptarë (Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda) gjykon në fazën e grupeve.

Më parë, ata kanë drejtuar edhe në ndeshjet AZ Alkmaar-Elfsborg dhe Elfsborg-Sporting Braga. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!