Europa League “flet” anglisht/ United dhe Tottenhem “sigurojnë” përpara kohe finalen e turneut

schedule12:27 - 2 Maj, 2025

schedule 12:27 - 2 Maj, 2025

Është mundësia e vetme për të shpëtuar sezonin dhe Manchester United nuk do ta humbasë. “Djajtë e Kuq” duket se kanë mbyllur përpara kohe biletën për në finalen e Europa League, pas fitores 3-0 në gjyusmëfinalen e vajtjes në transfertën kundër Atletik Bilbao.

Skuadra angleze hodhi poshtë të gjitha parashikimet, që prinsin një sfidë të vështirë, duke e zgjidhur atë që në pjesën e parë.

Kasemiro në minutën e 30 kaloi miqtë në epërsi, ndërsa vendasit morën një tjetër goditje të rëndë pas kartonit të kuq të Vivian.

Me një lojtar më shumë, Mancester United vrau garën përpara pushimit.

Bruno Fernandez me 11 metërsh dyfishoi shifrat, ndërsa po vetë mesfushori portugez thelloi në 3-0 rezultatin, duke vulosur praktikisht kualifikimin në finale, përpara ndeshjes së kthimit që do të luajë në “Old Traford”.

Finalja e Europa League pritet të jetë e gjitha angleze, pasi edhe Tottenhem e ka siguruar përpara kohe kualifikimin me fitoren 3-1 në sfidën e vajtjes gjysmëfinale kundër Bodo Glimt.

Gjithçka e lehtë edhe për londinezët.

Që në minutën e parë, Xhonson shënoi golin e epërisë, ndërsa Medison dyfishoi diferencën përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, Solanke dërgoi për ehrë të tretë topin në rrjetën e kundërshtarëve, përpara se ata të shënonin golin e nderit vetëm në minutat e fundit të sfidës.

Kjo fitore I jep qetësi Tottenhem, që ndeshjen e khtimit do ta luajë në transfertën norvegjeze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!