Europa League/ Diallo nderon “Djajtë” në “Old Trafford”, Ajax fiton me “manita”

schedule22:53 - 7 Nëntor, 2024

schedule 22:53 - 7 Nëntor, 2024

Mund të konsiderohen fitore të mëdha, pavarësisht se kundërshtarët nuk ishin të të njëjtit nivel.

“Gjigantët” e Evropës, Manchester United e Ajax janë rikthyer te fitoret në UEFA Europa League, me “Djajtë” që në xhiron e 4-t të fazës ligë triumfuan ndaj PAOK, pas dopietës së Amad Diallo, ndërsa “Harkëtarët” holandezë mundën me 5 gola izraelitët e Maçabi Tel Aviv, falë rrjetave të Bertrand Traore, Kenneth Taylor, Mika Godts, Brian Brobbey dhe Kian Fitz-Jim në minutat 14’, 27’, 39’, 61’ e 69’.

Triumfin e madh e gjetën edhe “Të Kaltërit” e Lazio, të cilët mundën me rezultatin 2-1 ndaj “Dragonjve” të Porto, me golat e Romagnoli e Pedor, të cilët mjaftuan për të nxjerrë “të pavlefshëm” golin e Stephen Eustaquio.

Te fitorja u rikthyen edhe holandezët e AZ Alkmaar të cilët mundën në shtëpi me rezultatin 3-1, “Fenerët” turq të Fenerbahce, me talentet vendas Ro-Zangelo Daal e Kees Smit, që gjetën dy herë rrugën e rrjetës në minutat 59’ e 75’, ndërsa Denso Kasius nxorri përfundimisht “të pavlefshëm” golin e marokenit Youssef En-Nesyri.

Ndërkaq, në rezultate të tjera, Real Sociedad u mund 2-1 nga Viktoria Plzen, Anderlecht barazoi 1-1 me letonezët e RFS, Lyon triumfoi 2-1 ndaj Hoffenheim, ndërsa Ferencvaros mundi me shifrat e thella 4-0 ukrainasit e Dynamo Kiev. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!