Europa League: Arsenali likuidon Zurichun, Roma shtanget në Bullgari

schedule20:56 - 8 Shtator, 2022

schedule 20:56 - 8 Shtator, 2022

Arsenali, Rennes dhe Betis kanë festuar në Europa League. “Topccinjtë” triumfuan në Zvicër me rezultatin 2-1, me gola të Marquinhos dhe Nketiah, ndërkohë që zviceranët kishin barazuar përkohësisht me Mirlind Kryeziun e Kosovës. Ai shënoi me penallti në fund të pjesës së parë.

Francezët e Rennes likuiduan 2-1 qipriotët e AEK Larnaca, kurse Betis ia dolit të festonte me rezultatin e pastër 2-0 kundër HJK.

Befasi për Romën, që e pësoi ndaj Ludogorets në Bullgari. Cauly zhbllokoi ndeshjen, kurse Shumorodov barazoi para se Nonato të realizonte golin e fitores. Më poshtë rezultatet në Europa League.