Europa e përfshirë nga temperatura përvëluese

schedule13:36 - 7 Gusht, 2018

schedule 13:36 - 7 Gusht, 2018

Temperaturat përvëluese vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer thuajse gjithë Europën. Në fundjavë i nxehti parashikohet të arrijë vlera ekstreme, duke thyer edhe rekordin 48 gradë Celcius, të vendosur në Athinë në korrik 1977.

Këto ditë vala e të nxehtit që javëte fundit ka mbërritur në Europë, është ndjerë më së shumti në Spanjë ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta. Por dhe në Portugali ku termometri shënon mbi 46 gradë Celsius, një gradë më pak se rekordi kombëtar i shënuar në vitin 2003. Një zjarr i madh shpërtheu të premten në Monkikue në jug t ë Portugalisë, duke shkrumbuar të paktën 10 kilometra katrorë bimësi. Më shumë se 700 zjarrfikës u përpoqën të mbanin situatën në kontroll dhe dy fshatra u evakuan për arsye sigurie

Edhe në Spanjë ka pasur zjarre, pranë Nerva, në jug të vendit, në Madrid, Katalonë dhe Sestremadura. Në t ëdyja vendet dhe sot parashikohet që temperaturat të jenë deri në 40 gardë Celsius.

Në Portugali dhe Spanjë temperaturat e larta janë shkaktuar nga një masë ajri e nxehtë që vjen nga veriu i Afrikës dhe të shtunën në disa zona qielli ishte portokalli si pasojë e rërës që kishte marrë me vete. Mbrojtja civile portugeze paralajmëroi qytetarë dhe turistë për të nxehtin duke i dërguar mesazhe në anglisht dhe portugalisht.

Një tjetër vend ku vala e të nxehtit është e pazakonshme është Suedia, ku është shënuar korriku më i nxehtë i 250 viteve të fundit dhe ku ka pasur shumë vatra zjarri. Akulli në majën më të lartë të vendit u shkri duke ndryshuar dhe majën më të lartë në vend.

Në Finlandë ku temperature mesatare në gusht është 19 gradë Celsius, këto ditë termometri shënon 30 gradë Celsius. Një supermarket në Helsinki i ka kërkuar klientëve të tij që të flenë në ambjentet e ndërtesës, pasi pak banorë përdorin ajrin e kondicionuar në banesat e tyre.

Një tjetër pasojë e çuditshme e të nxehtit në vendet pranë detit Baltik, është dhe përhapja e madhe e një lloj alge helumese. Për këtë arsye në Suedi, Poloni dhe Lituani autoritet u ka në kërkuar njerëzve që të mos lahen në det.

Në Francë për shkak të temperaturave të larta janë mbyllur katër reaktorë të tre centraleve të ndryshme bërthamore.

Në vendet e ulëta, ku disa rrugë janë mbyllur pasi asaflti është shkrirë, në Gjermani vazhdon periudha më e gjatë e thatësisë prej dekadash, që ka vënë në rrrezik të korrurat e grurit, por dhe patatet dhe lulelakrat në Bruksel.

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë është ajo e 48 gradëve Celsius në Athinë në korrik të 1977-ës. Ditët e fundit Shërbimi Metereologjik Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, tha se ky rekord do të thyhet këtë fundjavë. Sipas ekspertëve të Shërbimit Botëror të Motit, i nxehti i këtyre javëve nuk është normal, por në vitet në vijim valë të nxehti të ngjashme do të jenë dy herë më të mundshme për shkak të ngrohjes globale.

Por dhe në Japoni temperaturat e larta thyejnë rekorde. Më shumë se 70 mijë japonezë kanë përfunduar në spitale në tre muajt e fundit, si pasojë e valës së të nxehtit që ka prekur vendin. Ndërsa viktimat e temperaturave të larta që nga maji e deri në gusht janë 138. Bilanci është më i lartë se rekordi i deritanishëm ku në vitin 2013, 59 mijë persona u shtruan në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!