Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Europa duhet të veprojë”, Merz fjalim në parlament: Të forcojmë NATO në kontinent, nuk frikësohemi nga tarifat

schedule12:26 - 29 Janar, 2026

schedule 12:26 - 29 Janar, 2026

Kancelari gjerman Friedrich Merz këmbëgnuli se qëllimi i një rendi global të bazuar në rregulla ende nuk ka marrë fund.

Duke folur para parlamentit gjerman, Merz theksoi se Europa nuk do të frikësohet më nga kërcënimet me tarifa, pasi presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga përdorimi i masave ekonomike ndaj vendeve që kundërshtonin pushtimin e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara.

“Europa ka diçka për t’u ofruar partnerëve të saj ekonomikisht dhe ideologjikisht. Kudo në këtë botë që po riorganizohet, ka demokraci në zhvillim me tregje të hapura dhe në rritje që kërkojnë në mënyrë të qartë atë që ne ofrojmë: partneritete të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe besueshmëri. Sot duhet të veprojmë. Vetëm deklaratat nuk janë më të mjaftueshme. Kjo është mundësia e madhe për ne”



Kancelari gjerman theksoi se në javët e fundit, Europa ka qenë në gjendje të përfitojë nga fakti që ka pasur vetërespekt.

Gjatë fjalimit të tij, Merz bëri thirrje gjithashtu për një NATO më të fortë brenda Europës, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara jo vetëm nuk kanë garantuar mbështetje, por janë shndërruar në një kërcënim potencial për kontinentin.

“Aleanca e NATO dhe besimi që është rritur brenda saj gjatë më shumë se shtatë dekadave mbeten garancia më e mirë e lirisë, paqes dhe sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në të dyja anët e Atlantikut. Prandaj, ne si evropianë duam ta ruajmë NATO dhe ta forcojmë atë brenda Europës”

Pavarësisht tensioneve, Merz i shtriu dorën e bashkëpunimit Shteteve të Bashkuara dhe theksoi se lidhjet transatlantike janë një vlerë në vetëvete, por duhet të jenë të barabarta dhe jo si vartës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!