Edhe rreth 20 mijë tifozë të tjerë pritet të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në Tiranë për ndeshjen e Conference League, mes Romës dhe Fejnordit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe disa foto të tifozëve që vijnë në Shqipëri ndërsa shkruan se sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, po mbahen në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë.
Rama:
Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales europiane, sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë
*gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë
/abcnews.al/