Eurokomisioneri Johannes Hahn vizitë zyrtare në Maqedoni të hënën dhe të martën

schedule15:32 - 19 Nëntor, 2017

schedule 15:32 - 19 Nëntor, 2017

Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han do të vizitojë Maqedoninë të hënën dhe të martën. Ai do të takohet me liderë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Politikë dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han të hënën dhe të martën do të qëndrojë në Maqedoni, ku do të ketë takime më përfaqësuesit e partive politike dhe të sektorit civil. Ai do të pritet në takim nga kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaevin, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, kryetari i VMRO-DPMN-së, Nikolla Gruevski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Shkup, Han do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Vizitën në Shkup, javën e kaluar Hahn e paralajmëroi vetë nëpërmjet Tuiterit pas takimit që kishte me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Me padurim e pres vizitën time në Shkup javën e ardhshme ku do të kem takime politike, por edhe takime me përfaqësues të sektorit civil”, njoftoi Han./abcnews,al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!