Eurodeputeti kroat: Nëse Radoiçiç nuk ekstradohet në Kosovë, Serbia do përballet me masa

schedule12:03 - 23 Tetor, 2023

schedule 12:03 - 23 Tetor, 2023

“Nëse Milan Radoiçiç nuk ekstradohet në Prishtinë, kjo do të komplikojë marrëdhëniet tashmë të vështira ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë”.

Kështu u shpreh në një intervistë për mediat serbe, deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula.

“Refuzimi i ekstradimit mund të komplikojë edhe më shumë marrëdhëniet të vështira mes Serbisë dhe Kosovës. Për më tepër, reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë”, theksoi ai.

Sipas tij, Rusia ka vite që është përpjekur vazhdimisht të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Edhe pse ende nuk ka informacione të padiskutueshme për përfshirjen e Rusisë në sulmin në Banjska, shumë janë të shqetësuar për marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara gjeopolitike që po shpërthejnë në të gjithë rajonin. Serbia, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, mban marrëdhënie të ngushta me Kremlinin. Aleksandar Vuçiq ka qëndrime të diskutueshme ndaj BE-së, dhe jashtëzakonisht afirmative ndaj Moskës dhe Pekinit, gjë që rrit më tej vëmendjen e Perëndimit për dinamikat gjeopolitike në rajon”, nënvizoi Picula./abcnews.al