EURO2024/ “Kemi përgjegjësi për këtë fanellë”, Spalletti: Duhet të jemi në nivelin tonë më të lartë

schedule11:16 - 28 Maj, 2024

schedule 11:16 - 28 Maj, 2024

Italia dhe trajneri i saj Luciano Spalletti po përgatiten për Euro 2024, aty ku për të mbrojtur fronin e Kampionëve të Evropës, iu duhet të përballen fillimisht me “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë dhe më pas me Kroacinë e Spanjës, pa llogaritur kundërshtarët në fazën me eleminim direkt, që pritet të jenë tejet të vështirë.

Së fundmi, tekniku i Kombëtares së “Të Kaltërve”, Luciano Spalletti ka folur sërish për fazën finale të Kampionatit Evropian, ku theksoi së fundmi se për të, është një ëndërr ndjesia e të drejtuarit Kombëtaren ndërsa shtoi se për të pasur sukses duhet të luajnë si skuadër.

“Mancini ka zhvilluar një punë shumë të mirë dhe ne duhet të vazhdojmë me trashëgimin e tij. Italia ka shumë entuziazëm dhe jemi të lumtur për ndjesinë që ajo përcjell. Duhet që ta ndjejmë këtë përfaqësinë ndaj fanellës. Duhet të jemi në nivelin e historisë që përfaqësojmë. Kombëtarja është pika më e lartë në karrierën time, është sikur të jem në parajsë”, u shpreh Spalletti. /i.m /abcnews.al