EURO2024/ Jashtë Uzuni e Cikalleshi, ja cilët janë lojtarët e grumbulluar për Kampionatin Evropian të Gjermanisë

schedule16:17 - 27 Maj, 2024

schedule 16:17 - 27 Maj, 2024

Pritjes i erdhi fundi. Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasditen e kësaj të hëne, tekniku Sylvinho do të prezantojë listën zyrtare të lojtarëve, të grumbulluar, në kuadër të Kampionatit Evropian të futbollit, EURO2024, që do të zhvillohet në Gjermani, mes datave 14 qershor-14 korrik.

Kështu për portën janë thirrur Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati e Simon Simoni. Në mbrojtje Sylvinho ka vendosur të marrë me vete për fazën përgatitore Naser Alijin, Arlind Ajetin, Ivan Balliun, Berat Gjimshitin, Elseid Hysajn, Mario Mitajn, Marash Kumbullën, Ardian Ismajlin dhe Enea Mihajn.

Në mesfushë rikthehet Amir Abrashi, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhet nga Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi dhe Ylber Ramadani. Ndërkaq, sulmi përbëhet nga Armando Broja, Jasir Asani, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi. /i.m /abcnews.al 

Lista e Kombëtares:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!