Euro vijon e dobët, Sejko: Kemi shtuar blerjet e euros për të stabilizuar kursin

schedule18:13 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 18:13 - 18 Dhjetor, 2024

Banka e Shqipërisë ka shtuar blerjen e monedhës europiane në treg për të stabilizuar kursin.

Sipas kalendarit për vitin 2024 parashikohet të tërhiqen nga tregu rreth 330 milion euro. Ndërkohë që në kursin e këmbimit një euro po këmbehet aktualisht në kufijtë e 98 lekëve.

Guvernatori Gent Sejko në daljen e fundit për këtë vit theksoi se leku vijon të jetë I mbiçmuar,

Guvernatori deklaroi se ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme dhe inflacioni pritet të kthehet në objektiv  gjatë vitit të ardhshëm.

Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!