Të jesh mikpritës është një gjë, dhe ta meritosh në fushë diçka tjetër.
Këtë e provoi për herë të tretë Shqipëria U17 në ndeshjet e grupeve të fazës finale të Kampionatit Europian që po zhvillohet në vendin tonë.
Të rinjtë e trajnerit Andrea Tedesko pësuan disfatën e radhës, të mundur me shifrat 4-0 nga Franca U17 në duelin e luajtur në “Elbasan Arenë”.
Francezët mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal 1-0, por pastaj shpërthyen pas pushimit.
Te besuarit e trajnerit Andra Tedesko pesuan humbjen e trete ne tri ndeshje, madje me te njejtin rezultat.
Me heret, Shqiperia U17 u mund 4-0 edhe nga Portugalia e Gjermania, duke mos mundur te shenonte asnje gol.
Per here te pare Kampionati Europian U17 po organizohet ne Shqiperi dhe ndeshjet luhen ne Tirane, Elbasan, Durres e Rrogozhine.
Të kualifikuar në gjysmëfinale deri tani janë Franca e Portugalia nga grupi A, dhe Italia nga Grupi B.

