Euro U-19 për vajza/ Kombëtarje mbyll përgatitjet, “Legjionaret” gati për duelin ndaj Skocisë

schedule17:56 - 8 Prill, 2024

schedule 17:56 - 8 Prill, 2024

Shqipëria e vajzave U-19 mbylli sot përgatitjet edhe për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Skocisë, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje shumë të mirë dhe të gjitha vajzat janë në dispozicion të trajnerit për sfidën e fundit ndaj Skocisë. E vetmja mungesë e konfirmuar është sulmuesja Klesta Ago, pasi është e pezulluar prej kartonave të verdhë.

Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë në prag të ndeshjes së fundit me Skocinë. Kombëtarja e vajzave U-19 do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv pas fitoreve ndaj Qipros (3-0) dhe Lihtenshtejnit (7-0) për të siguruar ngjitjen në Ligën A.

Sfida, Shqipëri – Skoci do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30. Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër i këtij grupi, Qipro – Lihtenshtejn në “Shtëpinë e Futbollit”. /FSHF

Rezultatet dhe renditja në grupin B2 pas dy ndeshjeve të para:

Skoci 10-0 Lihtenshejn 03.04.2024

Shqipëri 3-0 Qipro 03.04.2024

Skoci 2-0 Qipro 06.04.2024

Shqipëri 7-0 Lihtenshtejn 06.04.2024

Shqipëri – Skoci 09.04.2024

Qipro – Lihtenshtejn 09.04.2024

Renditja e ekipeve pas dy ndeshjeve të para në grupin B2:

Skoci 6 pikë

Shqipëri 6 pikë

Qipro 0 pikë

Lihtenshejn 0 pikë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!