Euro “rrëzon” eksportet/ Bien me 9% gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti

schedule14:09 - 17 Tetor, 2023

schedule 14:09 - 17 Tetor, 2023

Eksportet shqiptare kanë vijuar që të pësojnë rënie. Ndikim në këtë situatë ka dhënë dobësimi i euros por njëkohësisht edhe çmimet në tregjet ndërkombëtare për disa kategori si metalet apo mineralet.

INSTAT ka publikuar raportin në bazë të cilit rezulton se gjatë periudhës janar- gusht 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 333 mld lekë, duke u ulur me 9 % krahasuar me një vit më parë.
Nëse bëjmë një krahasim me bazë mujore në Shtator 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u ulur me 12,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por nëse vlerësojmë peshën e eksporteve mmidis muajit gusht e shtator vërehet një përmirësim I tregtisë Made in Albania e cila u rrit me 22,2 %.

Nengrupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 7,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1,5% e ndjekur nga “Tekstile dhe këpucë”.

Deficiti tregtar arriti vlerën 317 mld lekë, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.