Euro dhe monedhat e tjera ndërkombëtare kanë vijuar të dobësohen edhe këtë javë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro kembehet të enjten me 103.6 lekë, duke shënuar kështu një rekord të ris historik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare euro shënon rënie me mbi 11 përqind.
Faktorët kyesorë të dobësimit të monedhës janë prurjet e larta në valutë të huaj. Sezoni veror, të ardhurat e turistëve dhe emigrantëve priten që të forcojnë akoma më shumë lekun.Po ashtu dollari amerikan po shënon nivelet më të ulëta që prej viti 2009, duke u këmbyer me 92.77 leke.
Banka e Shqiperise ka zhvilluar këtë të enjte takim me shoqatën e bankave, për të diskutuar për efektet e kursit të këmbimit në ekonominë vendase./abcnews.al