Euro nuk mundet, USD shënon ndryshime të mëdha, Paundi rimerr veten: Sa u këmbyen monedhat e forta sot

schedule12:54 - 8 Gusht, 2022

schedule 12:54 - 8 Gusht, 2022

Euro e ka nisur javën me një rekuperim të vogël kundrejt lekut duke u këmbyer sot me 116.81 lekë sipas Bankës së Shqipërisë.

Pavarësisht “fitoreve” të vogla kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit, euro gjendet në nivelet më të ulëta historike krahasuar me monedhën tonë kombëtare për një mori shkaqesh që nisin nga sasia e madhe e parave që po pastrohen në vend, te ardhja e emigrantëve si edhe prej sezonit turistik, të cilat kanë shkaktuar një fluks në rritje të valutës së huaj në Shqipëri, shkruan abcnews.al.

Rritjen më të madhe ndaj lekut e ka shënuar dollari amerikan gjatë ditës së sotme duke u këmbyer me 11.72 lekë nga 114.22 lekë që ishte të premten.

Paundi britanik ndërkohë ka filluar “ta marrë veten” pas rënies së fortë në fund të javës së shkuar duke u këmbyer sot me 138.57 lekë. /abnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!