Euro në “pikiatë”, sa këmbehet sot me lekun

schedule12:54 - 14 Korrik, 2022

schedule 12:54 - 14 Korrik, 2022

Monedha europiane vijon të humbasë pikë në raport me lekun duke zbritur në nivele minimale historike.  Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot në tregun valutor me mesatarisht 117.29 lekë duke humbur 0.03 pikë krahasuar me një ditë më parë.

Sa i përket dollarit amerikan, vërehet një rritje e lehtë e tij në raport me lekun gjatë ditës së sotme duke u këmbyer me 116.91 lekë.

Monedha europiane është zhvlerësuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit në raport me lekun duke shkuar në një nivel të njëjtë këmbimi me dollarin krahasuar me monedhën shqiptare. Një trend i tillë pritet të vijojë edhe gjatë javëve në vijim për shkak të flukseve të larta hyrëse të euros si pasojë e sezonit turistik, por edhe amnistisë fiskale që maxhoranca ka deklaruar se do ta aplikojë.

Në treg ka shumë euro dhe ky është shkaku se përse monedha europiane është në nivelet më të ulta historike në raport me lekun këto ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!