Euro në pikiatë/ E nis javën me rënie, zbret në 106 lekë

schedule14:54 - 11 Shtator, 2023

schedule 14:54 - 11 Shtator, 2023

TIRANË- Monedha Europiane ka nisur javën duke humbur terren ndaj valutave të huaja gjatë kësaj jave.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë  tashmë euro po këmbehet me 106 lekë.

Vlerën më të lartë gjatë kësaj vere  euro e preku në fund të gushtit ku u këmbye me mbi 110 lekë.

Që prej asaj periudhe ka pasur një trend rënës duke humbur më shumë se  3 pikë.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është nënçmuar me  rreth 11pikë.

Në shtatorin e vitit 2022 një euro këmbehej me 117.7 lekë./abcnews.al