“Euro merr superxhiro, këmbehet me 110.5 lekë”, Civici: Është shpejt për të folur për qëndrueshmëri tregu

schedule15:39 - 25 Gusht, 2023

schedule 15:39 - 25 Gusht, 2023

Monedha evropiane ditët e fundit ka fituar shumë pikë kundrejt monedhës vendase.

Eksperti për çështjet ekonomike, Adrian Civici i ftuar tek “Sheshi i Dollarit”, ka komentuar ndryshimet e fundit që kanë pësuar tregu i këmbimit të monedhave, ku thekson se duhet të presim pasi lëvizjet ditore apo javore nuk janë treguar të trendit.

Gjithashtu thekson se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë është një tjetër faktor që ka ndikuar, por sërish është shpejt për të parë një reflektim në lidhje me këtë ndryshim.

LEXO EDHE: Rritja e numrit të turistëve, eksperti: Shqipëria në momentin më të mirë në sektorit turistik, duhen politika të reja

Mendoj se janë disa faktorë. Fakti që sa herë analizohet se nga erdhi kjo, janë shumë faktorë, turizmi, rritja ekonomike, apo paratë informale, është shpejt për të dhënë që tani që stabilizimi i euros erdhi për shkak të sezonit i erdhi fundi.

Rënia e euros kishte edhe një faktor psikologjik. Duhet pritur sepse lëvizjet në një kohë të shkurtër, nuk përcaktojnë trendin normal. Normalisht ka ndikuar edhe ndërhyrja e Bankës”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!