Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Euro kap rekord historik/ 95 lekë, niveli më i ulët i monedhës europiane, efekt i turizmit

schedule15:45 - 6 Qershor, 2026

schedule 15:45 - 6 Qershor, 2026

Monedha europiane ka regjistruar nivelin më të ulët përgjatë këtij viti kundrejt lekut.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro  po këmbehet në pragun e 95 lekëve .

Nëse shohim të dhënat zyratre që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të nëj viti më parë rënia e monedhës europiane ka arritur afërsisht në nivelin 3%.



Ky revansh I lekut në këtë periudhë lidhet direkt me ardhjen e turistëve në vend të cilët kanë shtuar ndjeshëm qarkullimin e monedhës europiane në treg.Gjatë periudhës janar-maj Shqiperia  ka pritur 3.7 milione vizitorë të huaj  duke pësuar një rritje me mbi 8% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku pritet të mbiçmohet edhe më tepër gjatë muajve të verës  .Agjentët e kursit të këmbimit valutor parashikojnë që do të vijoj një tendencë rënëse përtej këtij niveli për shkak të rritjes së prurjeve valutore të lidhura me turizmin..

rënia e Euros vlerësohet se ka dhënë një efekt pozitiv  në mbajtjen e nivelit të inflacionit të ulët në vend krahasuar me vendet e tjera.Kjo ka bërë që çmimet të mos pësojë rritje të fortë pavarësisht konflikit  në Lindjen e mesme duke qenë se blerja e mallrave realizohet kryesisht me euro dhe sitet në lekë.

Për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit Banka e Shqipërisë ka rritur sasinë e blerjes së eurove në treg .Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë vitit të kaluar Banka Qendrore ka tërhequr nga tregu 1 miliard e 27 milionë euro .

kjo sasi e monedhës europiane është tërhequr  për efekte të rezervës valutore  por edhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut dhe është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që për vitin 2026 Banka e Shqipërisë parashikon të shtojë blerjet e planifikuara të euros krahasuar me vitin 2025 me rreth 100 milion më tepër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!