Euro i rikthehet rritjes/ Valutat ndërkombëtare fitojnë pikë ndaj lekut

schedule14:31 - 27 Korrik, 2023

schedule 14:31 - 27 Korrik, 2023

Euro i është rikthyer rritjes. Sipas Kursity zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane këmbehet të enjten me 104.87 lekë. Po ashtu edhe valutat e tjera kanë shfaqur tendenca rikuperimi.

Dollari amerikan u ngjit sot në nivelin e 94.23 lekëve, megjithate humbje për këtë monedhë kanë qenë të konsiderueshme këtë vit.

Paundi britanik po ashtu ka ndjekur të njëjtin trend në rritje këtë fillim jave dhe këmbehet për 119 lekë.

Faktorët kyesorë të dobësimit të monedhës analizohen nga prurjet e larta në valutë të huaj. Sezoni veror, të ardhurat e turistëve dhe emigrantëve priten që të forcojnë akoma më shumë lekun.

Sipas ekspertëve, luhatjet e monedhave të huaj këtë vit konsiderohen të pazakonta.

Qeveria mori masa lehtesuesuese fiskale ne qershor per bizneset eksportuese ne vend, te cilet jane me te prekurit nga kursi I kembimit, pasi fitojne me pak per produktet qe dergojne jashte vendit.

Banka e Shqipërisë dobësimin e monedhës europiane e lidh me përmirësimin strukturor të ekonomisë shqiptare, që ka forcuar pozicionet e jashtme. Vendi yne ka një regjim të lire ne tregun e kursit te kembimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!