Euro i rikthehet rënies, ekspertët: Nëse Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn, mund të kemi barazim me lekun

schedule14:49 - 31 Korrik, 2023

schedule 14:49 - 31 Korrik, 2023

Monedha evropiane euro duket se këtë të hënë sërish I është kthyer nivelit të rënies kundrejt lekut.

Ekspertët e ekonomisë Elvin Meka dhe Vjoldi Danaj në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit” kanë dhënë detaje në lidhje me këtë luhatje të kursit të këmbimit.

Sipas tyre kjo është një situatë që në ditët në vijim sërish mund të vijojë me rënie duke e çuar në nivelin e barabartë me lekun.

Sipas Mekës është e rëndësishme që për të arritur një stabilitet për kursin e këmbimit të ndërhyjë Banka e Shqipërisë, pasi sipas tij është institucioni I vetëm që do të ndihmojë në mbajtjen në këtë nivel të euros, ndryshe nuk ka arsye që të mos bie më poshtë se kaq.

Ndër të tjera ai ka theksuar se vetëm politika monetare nuk do të mund që të sjellë një rregullim në treg, por është politika fiskale ajo që sjell ndryshimin.

Ishte e qartë se ishte një situatë e pazakontë dhe në vendin tonë në krahasim me vendet e tjerë luhatja e këmbimit nuk ka një kurs normal, por ka disa ditë në rënie e ditë të tjera rritje. Nuk duhet që ta quajmë rënie por plotësimi i kërkesave dhe i ofertave në mënyrë spekulative. Leku këto kohë do të vijojë që të forcohet ka pasur edhe një lloj ndërhyrje të bankës që i ka rritur pritshmëritë në treg në këtë kurs këmbimi nëse nuk do të kemi këtë ndërhyrje në treg nga autorët që kanë ndikim kursi do të vijojë që të zbresë.

Nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga banka e Shqipërisë nuk ka arsye që euro të bjerë në nivelin 100 lekë. Fondamentet ekonomike mund ta shpjegojnë forcimin e lekut por jo të gjithë historinë që një pjesë ngelet në hije që reflekton mangësinë e një formaliteti në Shqipëri . nuk ka një vend në botë që të mos mbrojë monedhën e tij. Vetëm politika monetare nuk mund të ketë efekt por është e rëndësishme rishikimi i politikave fiskale. Por në këtë stad nuk ka një nismë nga SHBA apo vendet e tjera evropiane në këtë drejtim. Banka e Shqipërisë ka një guxim të madh për të mbajtur këtë nivel të normave të interes për të mos krijuar kosto të reja shtesë në ekonomi. Më duhet që të them se banka e Shqipërisë po sillet në mënyrë më logjike se shumë të tjera”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër eksperti Danaj shprehet se një luhatje e tillë e kursit të këmbimit ka sjellë një goditje në tregun e eksporteve.

Ai thekson se rolin kryesor në të gjithë këtë e ka menaxhimi që duhet të bëjë Banka e Shqipërisë, pasi në vendin tonë nuk ka një kurbë të qartë sesi luhatet kursi I këmbimit por vijon I ndryshëm në ditë të ndryshme.

“Unë e kam thënë edhe më parë se euro do të njohë rënien më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë për shkak të kushteve të brendshme dhe për shkak të luhatjes së eurozonës. Në vendin tonë situate është shumëfishuar, për shkak të parasë së pisët që ne kemi në qarkullim në fushatën elektorale dhe se jemi në sezon turistik. Qeveria shqiptare ka marrë një borxh publik në monedhë të huaj dhe kjo luhatje i shkon përshtat qeverisë dhe është shqetësuese, sepse ka goditur ekonominë tonë, ka goditur sektorin e eksporteve që rrezikon që të bëjë hapa pas. Nga një anë e vërtetë që dëmton rënien e eksportit por forcon importin por ne nuk po e shikojmë një gjë të tillë. Duhet që të marrin masa të menjëhershme pasi edhe pse nuk është një nga politikat e saj për të ndërhyrë por situate e euros po ndikon në ekonomi ndaj banka qendrore shqiptare duhet që të ndërhyrje.

Luhatjet e fundit ka ardhur si pasojë e ndryshimit të interesave që ka ndodhur në bankën qendrore Evropiane. Në ditët në vijim të paktën deri në mes të gushtit do të vijojë rënien dhe deri në mes të gushtit ne dyshojmë se mund të shkojë poshtë një më një.

Në eurozonë duke qenë shtete me ekonomi të ndryshme është më e vështirë Shqipëria është e ndikuar shumë pak, dhe mendoj se Banka e Shqipërisë ka mekanizma për të kontrolluar kursin e këmbimit nga ana tjetër unë preferoj që ai 600 milionë eurosh që u mort ë ishte marr në monedhë të huaj por të ishte marrë në Shqipëri këtë mund të bënte për një stabilizim shteti shqiptarë”, ka thënë ai.

Ndërkohë në një moment të dy ekspertët kanë debatuar me njëri tjetrin pasi Danaj është shprehur se tani është një moment i mirë që qeveria të bëjë një propozim për përdorimin e monedhës evropiane, por Mekaj e ka kundërshtuar një gjë të tillë ku thekoi se nëse bëhet një kërkesë e tillë rrezikohet shumë integrimi i vendit në BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!