Euro dhe dollari kanë pësuar një dobësim drastik ndaj lekut shqiptar.Sipas kursit zyrtar, monedha europiane ka ndjekur një kurbë zbritese të fortë në ditët e para të këtij muaji duke prekur nivelin e 105 lekëve.Po ashtu edhe dollari amerikan ka vijuar të humbasë pikë teksa regjistron rënien e disatë radhazi për këtë javë duke prekur nivelin e 98 lekëve.Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me gati 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm brenda 10 ditëve monedha europiane ka humbur më shumë se 4 pikë kundrejt lekut. Të gjitha pritshmëritë janë që një tendencë e tillë do të vijoj si pasojë e efekteve psikologjike,shtimit të flukseve hyrëse të eurove nga emigrantët që vijnë në Shqipëri si dhe nga turistët.
Leku këshët forcuar edhe ndaj monedhave të tjera të huaj siç është paundi britanik apo franga zvicerane. Një lek i fortë është pozitiv për ekonominë shqiptare sepse ul nivelin e çmimeve edhe pse gjatë muajit maj efekti ka qenë i vogël.
Po ashtu një lek I fortë favorizon qytetarët që kanë marë kredi në euro pasi paguajnë më pak,ata që duan të blejnë një shtëpi apo duan të pushojnë ashtë vendit. Dobësimi i euros është negative për eksportuesit të cilët janë shprehur se edhe lehtësitë që i ka ofruar qeveria nuk po rezultojnë efektive