Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

schedule12:13 - 22 Nëntor, 2024

schedule 12:13 - 22 Nëntor, 2024

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit këtë të premte, pasi të dhënat më të fundit treguan se aktiviteti i biznesit në Eurozonë ra ndjeshëm në nëntor.

Sipas të dhënave të bursës, monedha e përbashkët evropiane në një moment tregtohej me 1,0399 dollarë, vlera më e ulët që nga dhjetori 2022, raporton CNN. Agjencia globale S&P njoftoi se indeksi i përbërë i menaxherëve të blerjeve (PMI) në Eurozonë ra nga 50 pikët e tetorit në 48.1 pikë.

PMI është një parametër që përdoret si tregues i aktivitetit ekonomik dhe një rezultat nën 50 pikë tregon se ekonomia është në një gjendje tkurrjeje, pra në rënie të aktivitetit ekonomik.

Të dhënat e nëntorit për aktivitetin e biznesit në Eurozonë nxitën pritshmëritë se Banka Qendrore Evropiane do të ulë ndjeshëm normën referencë të interesit muajin e ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!