Euro 2024/ Vetëm nëse fitojnë turneun, policët gjermanë nuk do të mbajnë flamurin e tyre kombëtar në automjete

schedule11:55 - 12 Mars, 2024

schedule 11:55 - 12 Mars, 2024

Për vendin e madh është rast për festë të shkëlqyer.

Gjermania padyshim di sesi të organizojë një spektakël futbolli siç do të jetë Kampionati Europian 2024, ndërsa me sensin e thellë të organizimit po mendohet edhe për gjërat më të vogla.

Në kryeqytetin Berlin është vendosur që policia të mos vendosë flamujt gjermanë në makina apo motoçikleta gjatë kohës së zhvillimit të turneut gjatë qershorit e korrikut.

Ky është vendimi i shefes së drejtorisë së policisë në Berlin, Barbara Slovik, e cila kërkon që “blutë” të jenë tërësisht neutralë, në një kohë që në qytet do të ketë tifozë në 6 ndeshje të Europianit që do të mbahen aty, përfshi edhe finalen e 14 korrikut.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Martin Matz, kërkon që të ketë të paktën një përjashtim.

Nëse Gjermania fiton titullin, deputeti i shumicës beson se policët duhet të kenë të drejtë të tundin flamurin në Portën e Brandenburgut.

Vlen të theksohet se Berlini nuk e ka për herë të parë këtë realitet që kërkon shefja Barbara.

Edhe në Kupën e Botës të vitit 2006, në kryeqytet policia u ndalua të shpaloste simbolet kombëtare gjermane, sipas vendimit të shefit të atëhershëm, Diter Gliç./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!