EURO 2024/ Omuri: Sylvinho t’i bënte zëvendësimet më shpejt. Mema: Uzuni duhet të ishte në Evropian

schedule23:43 - 26 Qershor, 2024

schedule 23:43 - 26 Qershor, 2024

Ish futbollisti Bedri Omuri thotë se trajneri Sylvinho duhet t’i bënte më shpejt zëvendësimet e lojtarëve në 3 ndeshjet që kombëtarja zhvilloi në EURO 2024.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Omuri u shpreh se nga futbollistët e kombëtares, vetëm Gjimshiti luan rregullisht në kampionatin evropian.

Ndërsa trajneri Ardi Mema deklaroi se Myrto Uzuni duhet të ishte grumbulluar nga Sylvinho.

Ardi Mema: Ne flasim për disa momente ku trajneri duhet të vepronte. Kur them, themi sipas mendimit tonë, sipas këndvështrimit tonë. Ne nuk gjykojmë njeri.

Bedri Omuri: Cilësi të lartë nuk mund të thuash. Vetëm Gjimshiti luan rregullisht. Asllani ka lauajtur 2-5 minuta. Ramadani ka luajtur në formacion me Leçen. Asani ka 1 vit që nuk luan futboll, asnjë ndeshje. Në të treja ndeshjet mund të bëheshin zëvendësimet më shpejt. Për etikë, duhet të ishin atje.

Ardi Mema: Ai tjetri luan në Primera Division, nuk mund ta heqësh dot. Uzuni duhet të ishte aty, ka bërë 10 gola./abcnews.al