Euro 2024/ Ministria e Jashtme pranë tifozëve: Do ofrojmë shërbime konsullore në qytetet ku luhen ndeshjet

schedule09:14 - 11 Qershor, 2024

schedule 09:14 - 11 Qershor, 2024

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian EURO 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, në datat si më poshtë:

– Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)

– Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

-Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)

– Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

– Shërbimet që do të ofrohen janë:

-Leje kalimi

-Vetëdeklarim për humbje dokumenti

-Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e

–e-mailit: [email protected]

dhe +49 1719259782

Gjithashtu, informacioni i kontaktit  mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!