EURO 2024/ Mema: Sukses që morëm pjesë në Evropian. Hallaçi: Me Italinë u trembëm më shumë seç duhet

schedule23:41 - 27 Qershor, 2024

schedule 23:41 - 27 Qershor, 2024

Trajneri Ardi Mema e konsideron sukses faktin që kombëtarja shqiptare mori pjesë në kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Mema u shpreh se i ka boshti i kombëtares, i ka lënë shije të keqe.

Ndërsa trajneri Rrahman Hallaçi deklaroi se në ndeshjen me Italinë, Shqipëria u tremb më shumë seç duhet.

Ardi Mema: Unë them, suksesi ishte që morëm pjesë në Europian. Sylvinho i duheshin bërë pyetje teknike dhe të merrnim përgjigje teknike. Më la shije të keqe boshti i kombëtares, që nga sulmuesit kryesorë, dhe komplet mesi i fushës, vinin poshtë te Gjimshiti. Mendimi im, duhet të vepronte si Gjeorgjia. Po të shohësh dy golat e pësuar nga Kroacia, na ka ardhur deri te portieri topi. Pavarësisht se shënuam, kjo ishte më shumë si fat, jo si logjikë loje.

Rrahman Hallaçi: Duke parë ndeshjen e parë, prezantimi ka të bëjë shumë. Trjaneri ka menduar që duke qëndruar mbrapa, u trembëm më shumë seç duhet. U frenuam pak me Italinë. Jemi trajnerë dhe e kuptojmë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!