EURO 2024/ Mbeti jashtë listës së Southgate, Maguire: Jam i shkatërruar, të përfaqësosh Anglinë është një nder i madh

schedule18:56 - 6 Qershor, 2024

schedule 18:56 - 6 Qershor, 2024

Ashtu siç pritej, qendërmbrojtësi i “Djajve” të Manchester United, Harry Maguire do të humbasë Euro 2024, me shtatlartin e mbrojtjes, që nuk arriti dot të rikuperohej në kohë nga një dëmtim i pësuar në pulpë gjatë muajit maj, duke humbur kështu eventin më madhor futbollistik në Evropë.

Menjëherë pas publikimit të listës së Southgate, ku u zyrtarizua edhe mungesa e Maguire, ky i fundit ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar, në Instagram, me mbrojtësim që shprehu fillimisht keqardhjen që nuk ishte i aftë fizikisht e më tej theksoi rëndësinë që ka skuadra për të, por siguroi, pavarësisht trishtimit, se do të mbështesë ekipin anglez gjatë garës,

“Jam i shkatërruar që nuk jam përzgjedhur për të luajtur për Anglinë në Evropianin e kësaj vere. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira, nuk arrita të kapërceja një dëmtim të pulpës. Ndoshta u përpoqa shumë për të arritur atje. Jam thjesht i shkatërruar.

Për mua, të përfaqësosh Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë gjithçka për mua. Nëse nuk mund ta ndihmoj skuadrën si lojtar, do t’i mbështes si tifoz, së bashku me pjesën tjetër të vendit. Shkoni atje dhe fitoni, djema!”,- u shpreh Maguire. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!