Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar ditën e hënë listën e zgjeruar të lojtarëve të kombëtares, të cilët i llogarit për Kampionatin Evropian të ardhshëm të organizuar nga Gjermania. Modric, Kovaçic, Brozoviç, Perišić, Kramarić, Gvardiol, Vida…, mes tyre shumë emra të mëdhenj, që kanë shansin e fundit për të fituar trofeun kontinental.
Kroacia është në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.
Ndeshjen e parë kroatët do ta zhvillojnë më 15 qershor, në orën 18:00, kundër Spanjës, në Stadiumin Olimpik të Berlinit.
Në ndeshjen e dytë, më 19 qershor, Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë, në “Volksparkstadion” të Hamburgut.
Skuadra e Zlatko Dalicit do ta mbyllë fazën e grupeve më 24 qershor me duelin kundër Italisë. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 21:00, në Leipzig, në “Red Bull Arena”.
Dy kombëtaret e renditura të para nga secili grup do të kualifikohen në fazën tjetër dhe atyre do t’u bashkohen katër kombëtaret më të mira të renditura në vendin e tretë në gjashtë grupet.
Trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse në Europian duhet të dërgojnë në UEFA listën përfundimtare me 26 futbollistë brenda datës 7 qershor.
Kujtojmë se Kampionati Evropian në Gjermani luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik, me finalen që do të zhvillohet në Berlin.
Lista e Kroacisë:
PORTIERË: Livakoviç, Ivushic, Labroviç.
MBROJTËS: Vida, Gvardiol, Juranovic, Sosa, Stanishic, Shutalo J., Erliq, Pongracic.
MESFUSHORË: Modric, Kovaçic, Brozoviç, Pashaliq Mario, Vlashic, Majer, Ivanušec, Suçiç Luka, Baturina.
SULMUES: Perišić, Kramarić, Petković, Pjaca, Budimir, Pasalić Marco.
LISTA REZERVË: Barishic, Ćaleta-Car, Jakic, Kotarski, Fruk, Ljubiçic, Matanovic, Sigur, Petar Suçic.