EURO 2024/ Kombëtarja përgatitet e plotë për duelin debutues ndaj Italisë

schedule17:56 - 12 Qershor, 2024

schedule 17:56 - 12 Qershor, 2024

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë. Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar vetëm një seancën stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Të gjithë lojtarët kanë punuar për më shumë se një orë e 30 minuta nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Silvinjo. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Nesër skuadra do të kryejë seancën e radhës stërvitore, ndërsa të premten kuqezinjtë do të mbyllin përgatitjet për ndeshje e parë me Italinë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit. /FSHF

Ndiqni pamjet nga stërvitja: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!