Euro 2024/ Fitore me përmbysje në Poloni, Ukraina siguron një “biletë” Evropiani ndaj Islandës

schedule22:56 - 26 Mars, 2024

schedule 22:56 - 26 Mars, 2024

Ishte një rezultat i pritshëm. Ukraina e Sergiy Rebrov ka arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Tarczynski Arena”, të Polonisë mundën “Vikingët” e Islandës, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, duke siguruar kështu “biletën” e dytë, për fazën e grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Pavarësisht rezultatit të parët që kaluan në avantazh ishin islandezët falë “fantazistit” të sulmit, Albert Gudmundsson, i cili dërgoi në rrjetë një pasim perfekt të Haraldsson, për ta mbyllur pjesën e parë,në 0 me 1. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës erdhi dhe kundër-ofensiva ukrainase, me Viktor Tsygankov e Mykhailo Mudryk, që shënuan nga një gol në minutat 54’ e 84’, të sfidës.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më lart, Ukraina bëhet ekipi i dytë, që siguron fazën e grupeve, falë fazës “play off”, teksa tashmë “yje” Tsygankov, Malinovsky, Mudryk, Yaremchuk e Dovbyk do të duhet të përballen me ekipe si Romunia, Belgjika e Sllovakia, në grupin E, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!