EURO 2024/ “Festival” golash në fazën “play-off”, favoritët fitojnë me dy “manita” dhe dy “poker”

schedule22:36 - 21 Mars, 2024

schedule 22:36 - 21 Mars, 2024

Kanë përfunduar tashmë, të gjitha sfidat e vlefshme për raundin e parë, të “play off”-it, të fazës kualifikuese, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në pesë sfidat e mbrëmjes janë arritur të shënohen plot 22 gola, duke dhuruar kështu spektakël për futbolldashësit anë e mbanë botës, sidomos me fitoret e favoritëve.

Kështu, në “OPAP Arena”, Greqia i ka dhuruar një “shuplakë”, përfaqësueses së Kazakistanit, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 5 me 0. Fitorja u vulos që në pjesën e parë, me golat e Bakasetas, Pelkas, Ioannidis e Kourbelis, që e dërguan rezultatin menjëherë, në 4 me 0, ndërsa fitoren me “manita” e “vulosi” Marochkin, me mbrojtësi kazak, që shkakton gabimisht një autogol.

Një fitore e thellë, me pesë gola është regjistruar edhe në “PGE Narodowy”, të Varshavës, me Poloninë, që ka mundur me rezultatin e thellë, 5 me 1, Estoninë, me “bomberin” polak Robert Lewandowski, që për çudi nuk shënoi e asistoi asnjë gol për gjatë gjithë lojës. Frankowski, Zielinski, Piotrowski, Mets (autogol) dhe Szymanski ishin autorët e golave, ndërsa për miqtë estonezë goli i “nderit” erdhi në minutën e 78’-të, nga Martin Vetkal.

Në krahun tjetër, Ukraina ia arriti të “përmbyste” gjithçka përballë Bosnje Hercegovinës, teksa i kanë mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 2 boshnjakët, për të mbajtur kështu gjallë “ëndrrën” evropiane. Sa i përket golave vendasit e gjetën avantazhin falë një autogoli të Matviienko, në minutën e 57’-të të sfidës, megjithatë Roman Yaremchuk e Artem Dovbyk rregulluan gabimin e shokut të tij të skuadrës, duke realizuar dy gola të shpejtë në minutat 85’ e 88’-të, për të “vulosur” fitoren e tyre.

Ndërkaq, Uellsi e Islanda kanë fituar me rezultatin 4 me 1, sfidat e tyre, përkatësish ndaj Finlandës e Izraelit, ku për “Dragonjtë” uellsianë shkëlqyen David Brooks, Neco Williams, Brennan Johnson e Daniel James, ndërsa për “Vikingët” islandezë protagonist në përballjen e ndaj izraelit ishte padyshim “ylli” i Genoa, Albert Gudmundsson, i cili realizoi plot tre gola duke e mbajtur në garë Kombëtaren e tij, për një “biletë” evropiani.

Sa i përket fazës tjetër, janë plotësuar edhe çiftet që do të luftojnë në “finalen” e madhe të kësaj faze “play off”, ku më konkretisht, Gjeorgjia do të përballet me Greqinë, “Dragonjtë” e Uellsit do të përballen me “Shqiponjat” polake, ndërsa “Vikingët” e Islandës do të përballen me përfaqëusesen e Ukrainës, sfida këto që do të zhvillohen mbrëmjen e 26 marsit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT

Greqi 5 – 0 Kazakistan

Goli i Anastasios Bakasetas, 1-0

Goli i Dimitrios Pelksa, 2-0

Goli i Fotis Ioannidis, 3-0

Goli i Dimitrios Kourbelis , 4-0

Autogoli i Erkin Tapalov, 5-0

Poloni 5 – 1 Estoni

Goli i Przemyslaw Fraknowski, 1-0

Goli i Piotr Zielinski, 2-0

Goli i Jakub Piotrowski, 3-0 

Autogoli i Karol Mets, 4-0

Goli i Sebastian Szymanski, 5-0

Goli i Martin Vetkal, 5-1

Izrael 1 – 4 Islandë

Goli i Eran Zahavi, 1-0 

Goli i Albert Gudmundsson, 1-1

Goli i Arnor Traustason, 1-2

Goli i Albert Gudmundsson, 1-3

Goli i Albert Gudmundsson, 1-4

Uells 4 – 1 Finlandë

Goli i Daniel Brooks, 1-0

Goli i Neco Williams, 2-0

Goli i Teemu Pukki, 2-1

Goli i Brennan Johnson, 3-1

Goli i Daniel James, 4-1

Bosnje Hercegovinë 1 – 2 Ukrainë

Autogoli i Mykola Matviienko, 1-0

Goli i Roman Yaremchuk, 1-1

Goli i Artem Dovbyk, 1-2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!