EURO 2024, del lista/ Ledio Pano: Të përballemi denjësisht. Spanja? Më e vështira, nuk ia merr dot topin

schedule17:10 - 27 Maj, 2024

schedule 17:10 - 27 Maj, 2024

Sipas specialistit të futbollit, Ledio Pano lista e lojtarëve e prezantuar nga tranjeri brazilian i kombëtares, Sylvinho, nuk është përfaqësuese, pasi nuk ka asnjë futbollist të grumbulluar nga kampionati shqiptar.

Në një intervistë për “Sport Center” në ABC News, Pano u shpreh se në EURO 2024 duhet të përballemi denjësisht.

Pano shtoi se kundërshtari më i vështirë në grup, është Spanja.

“Do ishte sukses sikur të merrnim edhe një pikë më shumë se në EURO 2016. Besoj se duhet të përballemi denjësisht, por duhet të kemi edhe fatin me vete. Më e vështira? Unë besoj Spanja më e vështira, nuk ia merr dot topin. Ajo është më e keqja. E shikon topin dhe nuk e merr dot”, theksoi ndër të tjera Pano./abcnews.al