Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi thotë se Shqipëria bëri gjithçka që mundi në kampionatin evropian EURO 2024.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se grupi me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë ishte i vështirë.
Sokol Balla: Kur sheh Kombëtaren tonë sot, duke nisur nga Strakosha, me Mitaj, Gjimshitin, Asllanin, sulmin që do na e kishin zili. E megjithatë shkojmë në Europianin e Gjermanisë, humbasim me Italinë në një mënyrë të çuditshme që edhe italianët nuk dinë si e fituan, sigurisht me Spanjën s’ka histori, me një barazim historik me Kroacinë, por kthehemi vetëm me një pikë në Tiranë dhe me shumë pikëpyetje a mund të kishim bërë më shumë?
Gianni De Biasi: Ishte vërtet një grup i vështirë. E vërtetë që kaluam në avantazh me Italinë shumë shpejt, me shumë mundësinë me Spanjën është e vështirë, është tjetër nivel. Kundër Kroacisë, ishte një skuadër me shumë kualitet edhe pse pati oshilacione për moshën, por mund të qëndrojë fakti që duke u mundur nga Italia dhe Spanja ..
Sokol Balla: Aty mendoj unë do kishte hyrë De Biasi..
Gianni de Biasi: Duhet të vendosnim autobusin para pikës së penalltisë. Unë e kuptoj që në momente të veçanta gjërat mund të shkojnë mirë, por edhe jo. Kundër Francës ishim 0-0 edhe goditëm shtyllën. Goli i dytë na ndëshkoi, por në ato momente dhamë maksimumin dhe po ashtu edhe Shqipëria bëri gjithçka mundi edhe pse kishte kualitete shumë më tepër.
Sokol Balla: Pra, thoni se Shqipëria nuk mund të shkonte më shumë në grup ?
Gianni de Biasi: Besoj se bëri gjithçka mundi. Nuk është e thjeshtë të luash me vende si Italia, pavarësisht se Italia është në vështirësi dhe mezi kualifikohet, por gjithsesi Shqipëria dha në fushë atë që mundi të bënte pastaj me bisedat e pas ndeshjeve gjithmonë fitohen ndeshjet, bisedat pas ndeshjes nuk mbarojnë asnjëherë./abcnews.al


