Dje u plotësuan të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Kampionatin Europian. Maqedonia mori fitore historike ndaj Gjeorgjisë dhe Hungaria mundi Islandën. Serbia u dorëzua nga penalltitë ndaj Skocisë, ndërsa Sllovakia arriti të fitojë Irlandës së Veriut.
Pas këtyre ndeshjeve janë plotësuar të gjitha skuadrat dhe grupet e Euro 2021, që në fakt duhet të ishte “2020”, por u shty prej pandemisë, e cila bëri të pamundur zhvillimin e kompeticionit verën e shkuar.
Maqedonia e Veriut, skuadra e vetme e rajonit tonë pjesëmarrëse në Europian është në Grupin C, ku do sfidojë Austrinë, Ukrainën dhe Holandën. Sa për grupin e ferrit është ai mes Francës, Portugalisë, Gjermanisë dhe Hungarisë. /abcnews.al