Pandemia detyroi UEFA-n të shtyjë Europianin e programuar për verën e këtij viti. Kompeticioni do të zhvillohet në vitin 2021, teksa ka akoma dilema të mëdha.
Presidenti i Qeverisë Europiane të Futbollit, Aleksander Ceferin ka folur për Movistar në lidhje me këtë temë.
“Mbetemi të shqetësuar në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, por jemi të sigurt për zhvillimin e Euro 2021 vitin e ardhshëm. Kemi programuar që të luhet në 12 shtete të ndryshme, por mund të luhet në 11, 5 ose vetëm në një vend.
Champions League? ‘Format Four’ është format mese i realizueshëm, po mendojmë ta aplikojmë prej vitit 2024“, thekson presidenti i UEFA-s. /abcnews.al