Euro 2020, vijnë dy golat e parë të mbrëmjes

schedule21:06 - 12 Tetor, 2019

schedule 21:06 - 12 Tetor, 2019

Fitorja e Rumanisë e zhvendosi Suedinë në vend të tretë dhe ndeshja kundër Maltës duhet fituar medoemos. Kombëtarja nordike e ka nisur mirë përballjen që po zhvillohet në ishull dhe ka kaluar në avantazh.

Marcus Danielson ka zhbllokuar shifrat, duke kaluar ekipin e Janne Andersson përpara. Fitorja e sotme e rikthen Suedinë në vend të dytë me 14 pikë, një më shumë se Rumania ndjekëse dhe pesë më pak se Spanja kryesuese për momentin.

Ky është goli i parë i mbrëmjes, ndërkohë që ka shënuar edhe Armenia. Tigran Barseghyan ka gjetur golin e avantazhit kundër Liechtensteinit në minutën e 19-të, duke ngjitur ekipin e tij në vend të dytë të Grupit J momentalisht. Ndërkohë që po zhvillohen edhe duelet Itali-Greqi, dhe Norvegji-Spanjë, sfida që nuk janë zhbllokuar ende. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!