Euro 2020: Ofendoi lojtarin shqiptar, UEFA hap hetim për Marko Arnautovic

schedule16:38 - 15 Qershor, 2021

schedule 16:38 - 15 Qershor, 2021

FFM dënon ashpër sulmin nacionalist të futbollistit austriak Marko Arnautoviç, pas golit të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme me Maqedoninë, drejtuar Ezgjan Alioskit. Gjithashtu, informojmë se kemi dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim maksimal për Marko Arnautoviç.

Si ‘Shtëpia e futbollit’ çdo herë jemi kundër nacionalizmit dhe diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të ofendimeve dhe sulmeve, të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave, për të cilat të gjithë luftojmë“, shkroi dje Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ashtu ka ndodhur, UEFA ka vendosur të hapë një hetim në lidhje me ngjarjen e turpshme që ndodhi gjatë takimit Austri-Maqedonia e Veriut (3-1). Pasi shënoi golin e tretë, Arnautovic ofendoi dhe shau nga nëna shqiptarin Alioski.

Më pas erdhi falja, lojtari austriak me origjinë serbe theksoi se nuk ishte racist dhe kishte shumë miq shqiptarë, por tashmë pritet të dënohet për veprimin e kryer. UEFA ka nisur hetim dhe sanksionet në këto lloj rastesh janë të ashpra. /abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!